DYLON

Punëtorët e ATK-së hyjnë në grevë duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit

Punëtorët e ATK-së hyjnë në grevë duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit
Avatar photo Redaksia

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit.

Ky është njoftimi i tyre i pltoë:

EkoHigjiena

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:

1. Krijimi i kushteve të punës;

2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.