DYLON

Punësimi në Suedi: Ambasada tërheq vërejtjen për mundësi mashtrimi nga agjencitë

Avatar photo Redaksia

Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka reaguar nëpërmjet një njoftimi rreth artikujve për mundësi punësimi në Suedi. Në këtë njoftim thuhet se Ambasadat Suedeze në vende të ndryshme të botës nuk merren me çështjen e punësimit e as ndonjë agjenci turistike nuk është e autorizuar për t’i ndihmuar aplikantëve për punësim.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Ambasadës Suedeze.

EkoHigjiena

Ka pasur artikuj në mediat lokale që kanë të bëjnë me mundësitë për të gjetur punë në Suedi. Artikujt i referohen një liste të profesioneve që kanë të bëjnë me mungesë të punësuarve e që përditësohet dy herë në vit nga Bordi i Migracionit në Suedi.

Ju lusim që të jeni në dijeni se rregullat në lidhje me punësimin në Suedi nuk kanë ndryshuar dhe se ambasadat suedeze nuk ndihmojnë për të gjetur punë në Suedi. Po ashtu ju lusim që të jeni në dijeni se asnjë agjenci turistike nuk është e autorizuar nga shteti suedez për të ndihmuar rreth aplikimeve për leje pune dhe për gjetje punë në Suedi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.