Puna me dron e policisë po jep rezultate të mira (FOTO)

Puna me dron e policisë po jep rezultate të mira (FOTO)

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot me 23 korrik 2021 në orët e paradites kanë vazhduar me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të parandalimi të aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Ferizaj dhe kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në kuadër të këtij plani bashkë me oficerët e trafikut rajonal kanë asistuar edhe njësitet e specializuara me kontrolle përmes Dronit

“Vëzhgimi i rrjedhës së komunikacionit dhe qarkullimi i veturave në rrugët nacionale përmes Dronit po ndihmon në identifikimin e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht “tejkalimi në vijë të plotë, tejkalimi i kolonës së disa veturave, tejkalimi në udhëkryqe apo në vende me dukshmëri të zvogëluar” ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij  efekti i punës përmes kontrolleve me dron, qartë po duket se është i dobishëm dhe ndjeshëm ka ndikuar që të kemi më pak aksidente në rrugët nacionale.

Hashani tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 93 gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e pesë patentëshoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.

“Policia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”, ka thënë zëdhënësi ismet Hashani. /2LONLINE.com/

KOMENTE