DYLON

Puna dhe përkushtimi i Sherafedin Kadriut do të mbeten shembull i një bashkëpunimi të sinqertë dhe profesional

Puna dhe përkushtimi i Sherafedin Kadriut do të mbeten shembull i një bashkëpunimi të sinqertë dhe profesional
Avatar photo Redaksia

Me respekt dhe kujtim të përhershëm nga kolegia, bashkëpunëtorja, Ma.sc. Merita Veseli Berisha- historiane QRTK, Gjilan.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut të respektuar e bashkëpunëtorin tonë të vyer prof. Sherafedin Kadriu.

EkoHigjiena

Lajmi për ndarje nga jeta të kolegut me të cilin ndamë për vite me radhë të njëjtën zyrë, të njëjtat sfida pune dhe shumë ide e bashkëbisedime profesionale ishte e rëndë këtë mëngjes prilli.

Ikja e tij është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku ai vepronte dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Gjatë kohës së punës tonë të përbashkët, ai u dallua për përkushtimin, seriozitetin dhe përgjegjësinë në detyrë.

Kontributi i tij në punë ishte gjithmonë i shoqëruar me profesionalizëm, korrektësi dhe një gatishmëri e vazhdueshme për bashkëpunim.

Si koleg që ndanim një zyrë, ai ishte një bashkëbisedues profesional, një njeri që ndante përvojë, ide dhe njohuri duke krijuar një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi në punë.

Angazhimi i tij në fushën e kulturës dhe në detyrat që mbante ishte i dukshëm dhe i çmuar. Me punën dhe përkushtimin e tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore, duke lënë pas gjurmë të thella në institucionin ku ai veproi dhe në komunitet.

Kujtimi për të do të mbetet i gjallë tek të gjithë ne që punuam pranë tij, ndërsa puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten shembull i një bashkëpunimi të sinqertë dhe profesional.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë kolegëve për këtë humbje të madhe. Kujtimi për të do të jetoj gjithmonë mes nesh.   /2LONLINE/