Anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit tani e sa vite kanë në dispozicion pultet – pajisjet, të cilat në veprim me kartelat e tyre shërbejnë për konfirmimin e prezencës në seancë dhe pastaj edhe mundësojnë votimin elektronik.
Ndonëse ato janë tani e sa vite para çdo kuvendari gjilanas, nuk po hyjnë në funksion akoma, pasi ata nuk po i përdorin ato dhe se prezenca e tyre konfirmohet nga zëri i tyre “këtu” kur sekretaria ua përmend emrat, ndërkohë që për të votuar, ata duhet ta ngrisin dorën lart, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Pra, ndonëse ekziston mundësia, mënyra e votimit elektronik nuk po jetësohet akoma në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Mbetet të shihet në seancat e radhës se a do të bëhet funksionale kjo mundësi, apo do të vazhdohet me të vjetrën dhe pultet në fjalë të mbesin pulte koti, ndonëse edhe ato kanë pasur kosto. /2LONLINE/