DYLON

Pulla postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”

Pulla postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”
Avatar photo Redaksia

Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e pullës postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”.

Imazhi që bartë kjo pullë postare, i dedikohet vatrës së parë të diturisë në Kosovë, e njohur si Kolegji i Shën Llukës, në fshatin Stubëll të Vitisë në vitin 1584.

EkoHigjiena

Shkollat shqipe në Kosovë zhvillohen dhe përforcohen gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, si vatra të vërteta të arsimit dhe të edukimit, me kontributin e atdhetarit Hasan Prishtina dhe me shumë të tjerë.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona kulturore, arsimore dhe kombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.