• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Puhiza Sadiki talentja e madhe e këngës dhe pianos

Redaksia 2LONLINE 28 Janar, 2023 3 min
 Puhiza Sadiki talentja e madhe e këngës dhe pianos

Shkolla e Muzikës në Gjilan në mesin e saj ka shumë talent e talente të instrumenteve të ndryshme, njëra ndër ta është edhe tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, e cila po dëshmon se ka një ardhmëri të ndritshme në skenën muzikore.

Me talentin që ka Puhiza në instrumentin e Pianos dhe këngëve të saja të le përshtypje se kemi të bëjmë me një artiste të madhe të skenës muzikore, transmeton Radio Star.

Puhiza në shumë manifestime ka performuar në stilin e saj të veçantë dhe në mënyrë profesionale, duke treguar se qytetit të Gjilanit dhe shtetit të Kosovës po i vije një talente e madhe në skenën muzikore, ku do të na bën krenar edhe në skenat evropiane.

Talentin që e posedon tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, në mënyrë brilante e ka shfaqur në Gala-Mbrëmjen, ku ishte prezent eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Puhiza performoi me piano me Veprën T.Harapi, këngë e cila ka mahnitur me përformancën e saj duke u duartrokitur për një kohë të gjatë nga shumë të pranishmit të cilët ishin në këtë Gala-Mbrëmje, transmeton Radio Star.

Tetëvjeçarja e talentuar Puhiza Sadiki e cila vijon mësimet në klasën e dytë të Shkollës së Muzikës në Gjilan, ka bërë të ditur se dashuria më e madhe në jetën e saj është piano dhe kënga.

“Tani vijoj mësimet në klasën e dytë, jam e gëzuar dhe e lumtur që jam në mesin e kësaj shkolle me arsimtarë të shkëlqyer, por edhe shoqet e shokët e mia janë të mire. Unë isha krenare që u përzgjodha për këtë Gala Mbrëmje që të performoj para eurodeputetit dhe shumë mysafirëve të çmuar të shtetit të Kosovës, duartrokitjet e gjatë të cilat mu drejtuan me të përfunduar performancën time është dhurata më e mirë, këto duartrokitje ia dhuroj arsimtarëve të mi e familjes sime”, ka bërë të ditur talentja e ardhmërisë së pianos dhe këngës, Puhiza Sadiki.

Etiketa:këngë pianos Puhiza Sadiki rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com