/2L ONLINE/ – Në natën e dytë të festivalit të filmit të shkurtër “Film Flaka” që po mbahet në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit 2016”, që këtë vit shënon edicionin e 25-të, u shfaqen gjashtë filma të tjerë të metrazhit të shkurtë, të cilët u mirëpriten nga publiku i shumtë i pranishëm në sallë.
Para publikut u prezantuan filmat “Kolona” me regji të Ujkan Hysaj, “Dita e Pensionimit” me regji të Fisnik Muji, “Capsule” me regji të Irdit Kaso, “Era” me regji të Besim Ugzamjli, “Hekurishtja” me regji të Burim Haliti dhe “Vllau jem” me regji të Burim Baftiu.
Përndryshe sonte në natën e tretë të “Film Flakës”, do të jepen filmat “The Seed” me regji nga Gëzim Ramizi, “Balkan” me regji nga Kirks Dumo dhe “Qyteti i Zi”, me regji nga Dibran Fylli.
Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë këtij festivali do të realizohen edhe filma brenda 48 orëve sa do të zgjasë edhe festivali.
Vendi i shfaqjeve të filmave do të jetë Teatri i Qyteti të Gjilanit dhe filmat fillojnë të shfaqen prej orës 19:00. /2L ONLINE/