Publikohet edhe në platformën online-youtube filmi “Ushtari i Humbur” i regjisorit nga komuna e Bujanocit, Valton Jakupi i cili vepron dhe jeton në Zvicër, transmeton Titulli.com.
Ky film është i metrazhit të shkurtër ku haptas kritikon vrajsen e fëmijëve në vendet e luftës, po ashtu edhe mbrotjen e ushtarëve, që shumica vdesin apo kthehen të traumatizuar.
Sipas regjisorit Jakupi “Ushtari i humbur”, tregon për një batalion që humb një betejë dhe të gjithë mbetën të vrarë përpos një ushtari, i cili komplet i pa armatosur dhe i traumatizuar nga ngjarjet kërkon shpëtim në një vend të panjohur.