DYLON

Publikohet Buletini i Gjykatës Themelore në Gjilan

Publikohet Buletini i Gjykatës Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Publikohet Buletini Mujor i Tetë me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Buletini përmbledh aktivitetet, të arriturat dhe zhvillimet kryesore të Gjykatës Themelore në Gjilan, së bashku me degët e saj, duke pasqyruar angazhimin institucional për transparencë, llogaridhënie dhe informim të vazhdueshëm të publikut mbi punën e gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

EkoHigjiena

Përndryshe në fjalën e tij, Venhar Salihu Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka thënë se vitet e fundit për këtë Gjykatë kanë qenë tejet sfiduese, për shkak të ngarkesës me lëndë të shumta dhe të vjetra, por fal një angazhimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në njërën anë dhe menaxhamentit të gjykatës, gjyqtarëve dhe stafit tjetër mbështetës në anën tjetër, gjendja është përmirësuar dukshëm dhe çdo vit, që nga viti 2022 është ngritur efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia.

“Menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Gjilan ka për synim që të ruajë gjendjen ekzistuese dhe të përmirësoj edhe më tepër efikasitetin, transparencën, profesionalizmin dhe llogaridhënien, me qëllim që të sigurojë drejtësi në kohë të arsyeshme dhe vendime gjyqësore të qëndrueshme”, ka thënë tutje Salihu.

Ai ka bërë me dije se Gjykata ka tri degë, në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë dhe gjatë viteve të fundit, këto degë janë mbështetur me gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe staf tjetër mbështetës nga qendra me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe zvogëlimin e ngarkesës së gjyqtarëve, ku tani kemi një gjendje stabile dhe qëndrueshme edhe në degët e gjykatës, si në qendër.  /2LONLINE/

Përndryshe, Buletinin mund ta lexoni përmes linkut në vijim:

https://www.gjyqesori-rks.org/…/87448_KGJK_GjTh_Gjilan…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.