DYLON

Publikimi i Formularëve të Rezulateve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendeve Komunale

Publikimi i Formularëve të Rezulateve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendeve Komunale
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas procedurave, këta formularë skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së.

EkoHigjiena

Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime, thuhet n[ njoftimin e KQZ-së. /2LONLINE.com/

KLIKO KETU

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.