• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

PTK përçan Kuvendin, sërish u shty mbledhja

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2013 3 min
 PTK përçan Kuvendin, sërish u shty mbledhja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish nuk mund u morën vesh për rendin e ditës të mbledhjes. Për pasojë, kur në sallë kishin mbetur vetëm 50 deputetë, drejtuesi i seancës Xhavit Haliti e deklaroi mbledhjen të mbyllur, ndërsa për vazhdimin e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që kishte thirrur këtë mbledhje në të cilën, në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, duhej të formohej Komisioni Hetimor për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, pas debateve të papajtueshme rreth çështjes midis pozitës e opozitës dha një pushim gjysmë orësh, me shpresë se do të mund të gjendej ndonjë kompromis, kur rinisi u pa se nuk ishte gjetur zgjidhja. Adem Grabovci  i PDK-së ishte i vendosur  se duhej të procedohej miratimi i Raportit të privatizimit, e pastaj të merrej vendimi për Komisionin Hetimor, ndërkaq opozita kërkonte të formohej Komisioni, një kërkesë e natyrshme e dalë nga debati pikërisht për Raportin.

Arsim Bajrami, duke e ndërlidhur situatën e krijuar me fushatën zgjedhor dhe duke e vendosur çështjen me politikën që ndjekin partitë, u bëri thirrje forcave politike të përfaqësuara në Kuvend të arrijnë një marrëveshje politike para se të caktohet mbledhja tjetër e Kuvendit, ku do të diskutohej për privatizimin e PTK-së.
Nga debati doli qartë se nëse vazhdon kështu me bojkotimin e seancave herë të pozitës, herë të opozitës, puna e Kuvendit do të jetë e bllokuar, për pasojë edhe ballafaqimi i vendit me krizë të rëndë politike.

Të përkujtojmë se opozita kishte shfaqur dyshime për keqpërdorime  të procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, e cila iu  shit konsorciumit  gjerman AXOS capital për  227 milionë euro.  Iniciativa për formimin e Komisionit Hetimor erdhi nga Lidhja Demokratike Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Kuvendi duhej të formonte Komisionin 11 anëtarësh, në të cilin do të ishin të përfshirë anëtarë nga të gjitha grupet parlamentare./koha.net/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com