DYLON

“Psikoterapeutët në Veprim” organizojnë debat për pronën dhe trashëgiminë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Prona dhe të drejtat e trashëgimisë janë një problem serioz në të gjitha shoqëritë e veçmas në Kosovë, prona vazhdon të jetë një burim i shpeshtë i mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.

OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” e ka përzgjedhur këtë temë për tëzhvilluar një debat me shoqërinë civile, përfaqësues të pushtetit, organe të sigurisë dhe qytetarë.

EkoHigjiena

Projekti”Vetëdijesimi mbi zotërimin e pronës dhe të drejtat e trashëgimisë”financohet dhe përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë.

Ligjërata në këtë temë është mbajtur të enjten nga ora 13:30 deri më orë 16:00 në lokalet e restorantit “Bujana”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të mekanizmave të sigurisë (policia dhe KFOR-i),OJQ-të tjera, shoqëria civile, mediat dhe qytetarë.

Interesimi pjesëmarrësve në takim ka qenë në nivel të lartë.

OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” do të vazhdojë në implementimin e këtij projekti edhe në komuna tjera, ka thënë Sevdie Musliu, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.