DYLON

PSG mos humb kohë!

Avatar photo Redaksia

Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, e ka porositur skuadrën franceze, Paris Saint Germain, që të mos humb kohë kot në përpjekje për ta transferuar talentin e madh shqiptar, Adnan Januzaj.

Sipas ‘Daily Star’, kampionët në fuqi të Francës janë duke përgatitur një ofertë të majme për Januzajn në vlerë prej 40 milionë funteve, por duket se “Djajtë e Kuq” janë shumë të vendosur për ta mbajtur atë në “Old Trafford”. “Adnani ka një rol të madh në të ardhmen e skuadrës dhe ai mund të bëhet një sukses i madh i Unitedit. Nuk është me rëndësi se çfarë oferte mund të vijë për të, pasi ai nuk do të shitet dhe nuk është në shitje”, ka thënë Moyes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.