DYLON

Pse vazhdon kjo heshtje për “Eco-Higjienën”?! (II)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nëse del të jetë i vërtetë informacioni i dhënë nga kryetari i Komisionit të Aksionarëve të “Eco-Higjiena” se në këtë kompani nga pala private deri tani janë investuar vetëm 257 mijë euro, atëherë partneri privat nuk e ka zbatuar Nenin 5, pika B, ku shprehimisht thuhet se: Çdo përfitim i palëve në fitimet e ndërmarrjes së përbashkët, gjatë 30 muajve gjersa të arrihet përpjesëtimi i kontributeve 49 : 51, do të vlerësohet në mënyrë proporcionale sipas realizimit të investimeve të parapara ne marrëveshje.

Jo pas 30 muajve, por as pas 47 muajve nuk qenka kryer obligimi nga ana e tyre.

EkoHigjiena

Nga kjo lirisht mund të konstatohet se për krejt këtë periudhë kohore, që nga nënshkrimi i marrëveshjes, përfitimi i palës private jashtë proporcionit të investimit është i paligjshëm dhe si i tillë duhet të shqyrtohet tërësisht.

Ky avaz ka vazhduar njëjtë para syve të të gjithëve, pozitë dhe opozitë. Vetëm ata i dinë arsyet e kësaj heshtjeje kaq të gjatë.

Në vend të tyre, si qytetar parashtroj këto pyetje publike për të gjithë.

Pse është bërë zhvleftësimi i asteve pa miratimin e palës publike dhe për më keq, pse janë shitur këto asete pa miratimin e palës publike, kur marrëveshja e thotë të kundërtën?


Pse pjesa e marrëveshjes për inkasimin e borxheve të vjetra (të cilat sipas marrëveshjes i kanë takuar Komunës së Gjilanit) nuk është zbatuar?
Sipas marrëveshjes PPP mjetet e inkasuara nga borxhi i vjetër i qytetareve për kompaninë do të duhej të shërbenin për shlyerjen e obligimeve që kompania kishte gjatë periudhës që ka operuar vetëm.

Pse vendimi i Qeverisë për zbritjen e TVSH-së për tarifat e shërbimeve ndaj qytetarëve nga 16 % në 8% nuk është zbatuar ashtu siç obligohen të gjitha ndërmarrjet publike në Republikën e Kosovës?

Kompanitë simotra publike siç është KRM “Pastrimi” në Prishtinë ka zbrite tarifën për ekonomitë familjare nga 5 euro në 4.70 euro, bazuar në këtë vendim.

Nëse arsyetimi thotë se kemi të bëjmë me Partneritet Privat Publik, kjo nuk është e vërtetë sepse KRM “Higjiena” nuk ka ndryshuar pronar, por vetëm është marrë përkohësisht në menaxhim me 51 % të aksioneve nga një operator privat.

Sipas një përllogaritje të vogël del se që nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë për zbritjen e TVSH-së te kompanitë publike , “Eco-Higjiena” ka përfituar paligjshëm nga çdo ekonomi familjare e Komunës së Gjilanit nga 30 cent secilin muaj. Kjo kompani në rajonin tonë ngarkon me fatura mujore rreth 20.000 familje, thënë shkurt e shqip inkason paligjshëm rreth 6.000 € në muaj. /2L ONLINE/

Shih edhe: Pse kjo heshtje për “Eco Higjienën” ?! 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.