DYLON

Pse ushqimet biologjike janë më të mirat

Avatar photo Redaksia

Tashmë e dëgjojmë nga të gjitha anët se ushqimi me origjinë biologjike janë më të shëndetshme dhe shija e tyre është më e mirë. Por, nëse këto ushqime prodhohen në tokë, ashtu si gjithë ushqimet e tjera, çfarë kanë më të veçantë? Ja disa nga veçoritë e tyre…

Pikë së pari, këto produkte janë kultivuar dhe rritur pa nevojën e pesticideve, antibiotikëve dhe hormoneve. Konsumimi i ushqimit biologjik parandalon zhvillimin e toksinave, të cilat sulmojnë organizmin tonë. Ato përmbajnë 60% më shumë antioksidantë.

EkoHigjiena

Lajmi është bërë i ditur nga një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Nutrition”.

“Ushqimi biologjik është i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban pesticide apo mbetje toksike”, është shprehur Carlo Leifer, profesor dhe autor i studimit në Universitetin e Newcastle në Britaninë e Madhe.

Duke qenë se është i kultivuar në të gjithë botën në mënyrë natyrale, ushqimi biologjik është më i shijshëm. Terreni që përdoret për kultivimin e këtyre produkteve ushqimore është i shëndetshëm dhe i varfër në substanca toksike, të cilat neutralizojnë shijen dhe në të njëjtën kohë eliminojnë flavinoidet, të cilat janë shumë të rëndësishme, sa i takon procesit të tretjes

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.