Shkruan: Sami ARIFI
Rritja e çmimit të tatimit mbi pronë për pasurinë e patundshme për shtëpi, e jo për pasurinë e patundshme për tokë, është e padrejtë dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të vendit, ndërsa për politikanët dhe biznesmenët që kanë lidhje me ta është jo vetëm privilegj për qindra hektarë tokë që përmes ndërsimit të tyre ndaj shtetit të Kosovës mbajnë të uzurpuar tokën e shtetit për vete si aset personal, madje ata nuk paguajnë as tatimin për tokë që e uzurpuan përmes një të ashtuquajtur „Spinofi Special“ krejtësisht të paligjshëm…
-Shumica prej tyre nuk i punojnë tokat e uzurpuara fare, të cilat toka janë me qindra hektarë tokë të shtetit të Kosovës, kështu ata e dëmtojnë shtetin me mijëra e mijëra kilogram grurë…
-Përveç dëmtimit, për bukën e gojës që iu bënë banorëve të shtetit Kosovës, ai lloj politikanësh apo biznesmenësh që kanë lidhje me politikanë në poste të largëta, ata me këto veprime kanë penguar edhe mospunësimin e qindra e qindra punëtorëve në sektorin e bujqësisë duke e lënë tokën e uzurpuar të shtetit djerrinë, si aset të tyre personal…
-Tatimi mbi pronën për tokën, si pasuri e patundshme, nuk u bë obligim për shkakun e atyre që uzurpuan qindra hektar tokë në mënyrën krejtësisht të paligjshme…, ndërsa për shtëpi si pronë e patundshme është bërë obliguese, madje, edhe për varfanjakë tatimpagimi obligues madje duke e rritë tatimpagesën ma se 50% për të gjitha shtresat e popullit, ky veprim është i padrejtë dhe i dëmshëm për popullin e RK-së…
-Të ndërsyerit ndaj shtetit të RK-së nuk i paguajnë shtetit tatim për uzurpimin e tokës, malit dhe lumit, prandaj rritja e pagesës së tatimit për shtëpi është diskriminim për popullin e Kosovës…,sepse pa kulm mbi kokë nuk mund të jetojnë as shtresa e varfër e banorëve të shtetit tonë që si kanë mundësit ta paguajnë këtë taksë…
Në vend të rritjes së tatimit për pasurinë e patundshme për shtëpi, duhet bëj veprim shteti përmes mekanizmave të tij që t‘i ndëshkoj të ndërsyerit (uzurpatorët) e tokës, malit dhe lumit që penguan prodhimin dhe punësimin e banorëve të vendit tonë… /2LONLINE/