DYLON

Pse të na duket kaq i rëndë respektimi i masava parandaluese ndaj virusit COVID – 19?!

Pse të na duket kaq i rëndë respektimi i masava parandaluese ndaj virusit COVID – 19?!
Avatar photo Redaksia

Deri më tani, siç e dimë të gjithë, nuk është shpikur as një formë tjetër parandaluese (as shëruese madje!) ndaj virusit COVID – 19, pos respektimit të masave të rëndomta (por të domosdoshme dhe efikase) parandaluese që po përdorën në krejt botën virale: maska – distanca – higjiena…!

Shkruan: Shefik Surdulli  –   /këshilltar komunal, PDK Gjilan/  

As më të afërt, as më të largët nuk bëhemi edhe nëse përshëndetemi nga distanca dhe pa ia “cakë” dorën njëri tjetrit, e pa e përqafue; as edhe nëse ulemi bashkë.

EkoHigjiena

Mundë të flasim shlirë dhe sa t’duam e çka t’duam, edhe me maska mbi gojë.

Sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet të ri, aq më mirë e më kollaj për secilin prej nesh, për të gjithë ne. Për shëndetin tonë personal, në plan të parë, për rrethin ku jetojmë, gjithsesi!

Kështu e mposhtim edhe stresin, frikën dhe të gjitha dilemat për ktë sëmundje globale të shekullit!

Kaq lypset nga ne, dhe krejt e thjeshtë:
MASKËN dhe distancën sociale – fizike!
Higjiena, e para si rëndom!

Bëjeni, ta rrisim ndërgjegjen, se gjithçka varet nga sjellja jonë, nga edukata dhe disiplina!

Shëndet për të gjithë ju njerëz të mirë! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.