Pse të mos i shkruajmë  OKB-së për diskriminim në Luginë të Preshevës?!

Pse të mos i shkruajmë OKB-së për diskriminim në Luginë të Preshevës?!

Aq shumë ka diskriminim Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi me trajtimin e çështjes së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Shkruan: Refik HASANI

Diplomati portugez z.Antonio Guterrres, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki Moon. Mbi të gjitha me një përvojë bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres, pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Prandaj si njohës i rrethanave ndoshta edhe të zhvillimeve të tri komunave i’a vlen t’i adresohemi që në fillim të mandati të tij si Sekretarit i përgjithshëm të OKB-së. Janë së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajmë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:

A. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendumi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992,
B. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë,
C. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe
D. Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

Përveç instancave dhe mekanizmave të BE-së edhe OKB-ës do të duhej shkruar për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë informacione nga dora e parë mbi të punësuarit në administratën Komunale, kadastër, polici, gjyqësi, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve. Duke mbajtur konsulta e takime bashkërisht Kuvendi Komunal i Këshilltarëve shqiptarë të tri Komunave me Kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezolutë dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE