DYLON

Pse të mos i shkruajmë OKB-së për diskriminim në Luginë të Preshevës?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Aq shumë ka diskriminim Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi me trajtimin e çështjes së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Diplomati portugez z.Antonio Guterrres, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki Moon. Mbi të gjitha me një përvojë bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres, pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Prandaj si njohës i rrethanave ndoshta edhe të zhvillimeve të tri komunave i’a vlen t’i adresohemi që në fillim të mandati të tij si Sekretarit i përgjithshëm të OKB-së. Janë së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajmë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:

EkoHigjiena

A. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendumi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992,
B. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë,
C. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe
D. Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

Përveç instancave dhe mekanizmave të BE-së edhe OKB-ës do të duhej shkruar për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë informacione nga dora e parë mbi të punësuarit në administratën Komunale, kadastër, polici, gjyqësi, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve. Duke mbajtur konsulta e takime bashkërisht Kuvendi Komunal i Këshilltarëve shqiptarë të tri Komunave me Kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezolutë dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.