DYLON

Pse shkollat tona duhet të kenë psikolog dhe pedagog?!

Avatar photo Redaksia

Shpend Nuhiu, psikolog

/2L ONLINE/ – Padyshim se roli i psikologut në institucionet shkollore të të gjitha niveleve ka një rëndësi të veçantë dhe të pazëvendësueshme Ai e ndihmon nxënësin apo studentin në fushën e arritjes akademike dhe zhvillimin e karrierës profesionale, ai gjithashtu i mundëson mësimdhënësit që të identifikojë sa më herët mangësitë dhe përparësitë e nxënësve.

EkoHigjiena

Psikologu apo këshilluesi i shkollës ofron një përkujdesje më të mirë për nxënësin duke i ofruar atij këshilla profesionale për problemet që një nxënës fillor apo një adoleshent i shkollës së mesme mund ti ketë në shkollë, në familje, në shoqëri apo edhe vështirësitë që ka në mësimnxënie.

Për më tepër psikologu apo këshilluesi i shkollës është një pikë ku gërshetohen shkolla, familja dhe komuniteti. Nga kjo pikëpamje psikologu i shkollës siguron që nxënësit e sotëm të jenë të rriturit më produktiv, më të balancuarit dhe më të ndershmit e së nesërmes.

Edhe pse Psikologu dhe pedagogu në shkollë në Kosovë parashihen edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, në bazë të cilit secili institucion arsimor duhet ta ketë nga një të tillë në Gjilan nuk ka as edhe një të tillë.

Nga 700 institucione arsimore në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë në vendin tonë vetën 63 psikologë dhe pedagogë janë të punësuar. /2L ONLINE/

/autori është përfaqësues i lëvizjes Vetëvendosje – Gjilan/