DYLON

Pse presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk e viziton Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën?

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

/2L ONLINE/ – Me rastin e paralajmërimit që më datën 25 Janar Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të vizitoj disa qytete të Anamoravës. i kujtojmë që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një Krahinë Shqiptare dhe kufizohet me Anamoravën e Kosovës, prandaj ia vlen të vizitohet se edhe ata janë bashkëkombës.

EkoHigjiena

Pse të mos vizitohen vendbanime si Karaçeva e Kamenicës pasi Policia, Ushtria dhe Xhandarmëria shpesh shqetësojnë banorët e këtyre lokaliteteve. Pse nuk vizitohen edhe vendbanime dhe lokalitete kufitare të kufirit administrative që është afër me Dobrosinin , Stublinë apo Bilinicën. Asnjë President, Kryeministër apo Kryetar Parlamentit të Kosovës zyrtarisht nuk i ka vizituar bashëkëkombasit e vetë në këto tri Komuna.

Republika e Kosovës vetëm me 50 mijë Euro dhe disa qindra Abetare që ende mbetën të burgosura i ka ndihmuar shqiptarët me shumicë që përbëjnë këto tri Komuna. Në Kosovë rregullisht dhe shumë shpesh bashkëkombësit e vetë vizitojnë Kryeministra të Serbisë, President dhe Qeveritar e njerëz të Kishës Serbe. Por edhe dihet mirëfilli që Gjeneral të Ushtrisë Serbe, Presidenti i Serbisë z.Tomisllav Nikoliq dhe ministra kanë vizituar Preshevën dhe që jan afruar edhe krejt afër kufirit me Gjilanin. Edhe sa do të duhej të presin që Medvegjën , Bujanocin dhe Preshevën të vizitohen,të ndihmohen dhe të investohet tek bashkëkombësit në këto tri Komuna. Pse Presidentja e Kosovës znj.Atifete JAHJAGA nuk e viziton Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.