DYLON

Pse po harrohet Medvegja?!

Avatar photo Redaksia

Shkruan : Refik HASANI

/2L ONLINE/ – Edhe Medvegja është tokë shqiptare e cila përballet me më shumë vështirësi të mbijetesës dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe ndjenjës shqiptare në këtë Komunë prandaj nuk duhet vazhduar të harrohen, injorohen e përbuzën përfaqësuesit shqiptarë sepse kjo Komuna është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë, krahas Bujanocit dhe Preshevës.

EkoHigjiena

Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverinë e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita tjera nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme e herë jo.

Ky shkrim është edhe një lloj reagimi , që vëmendshëm të mos e dëmtojmë kauzën e tri komunave që edhe ato pak vizita që ju bëhen Komunës së Bujanocit dhe Preshevës ajo e Medvgjës sikur harrohet, anashkalohet , injorohet dhe mbetët pa u përfaqësuar dhe pa u vizituar .

Ky veprim është sa i dëmshëm aq i pa arsyeshëm. Në këto takime përveç gabimit të pafalshëm që mungojnë përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja, është edhe më dëmshme nganjëherë edhe harrohet të zihet n’gojë emri Medvegjë që janë njëkohësisht edhe kërkesat. Prishtina,Tirana, Shkupi dhe instanca e mekanizma Evropian edhe Ndërkombëtarë në takime, të rastit , prononcime e paraqitje kanë obligim të shtrojnë dhe ngrisin duke e përmendur realitetin faktik që ta shtrojnë drejtë çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare që janë tri komuna: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva se kështu ishte Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga UÇPMB-ja, Marrëveshja e Konçulit, Konkluzione e Kuvendit të Këshilltarëve Komunal Shqiptarë të tri Komunave.

Gati asnjë vizitë nuk iu është bërë kësaj komune, harresë pas harrese , ku të njëjtin gabim e bëri edhe, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z,Edi Rama, gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitoj Medvegjën.

Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë . Mospërfshirja e përfaqësuesve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm, me elemente dhe premisa të mos përmendet dhe lënia e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshirë të askujt , sikur kanë mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja.

Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësues shqiptarë nga Medvegja, por më mirë që i dinë banorë të vendor hallet , askush nuk mund ti identifikojë dhe t’i shtroj drejtë. Dëmi do të jetë shumë i madh nëse vazhdohet me këtë avaz , fajtor që përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen, së pari është nga vetë shqiptarët vendor pasi asnjëherë nuk kanë ngritur zërin, që mirë është nëse gabohem në këtë konstatim.

Në këtë rast humbësit më të mëdhenj janë vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci . Përveç aspekteve të përbërjes së delegacioneve, duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim . Po , harrohet që këto troje dita ditës po zbrazen me të madhe në mënyrë të heshtur , e kjo qasje jo e drejtë edhe më shumë e ndihmon këtë. Serbia nuk ka plane, strategji dhe platformë as për integrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve e të dëbuarve as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit dhe në përpjesëtim të përbërjes.

Por , kur po harrojmë përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja, sikur na jep të kuptojmë që këto të drejta vështirë do t’i kërkojmë e të realizohen. I kujtojmë lexuesve se Medvegjën e ka vizituar një delegacion i nivelit të lartë në krye me Presidentin e Serbisë z.Boris Tadiq . Kurse liderët më të lartë shtetëror serbë, rregullisht për festa e për promovime i vizitojnë lokalitete, vendbanime e Komuna të banuara me serb, në Kosovë.

Aktualisht Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 këshilltarë, kurse Shqiptarët në zgjedhjet lokale të 12 Shtatorit 2015, përfaqësohen dhe kanë tetë këshilltarë, ku përfaqësohen me nënkryetar të Komunës dhe zëvendës të Kryesuesit të Kuvendit . /2L ONLINE/