DYLON

Pse po e politizojnë institucionin e dijes

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Politika ditore kanë lëshuar rrënjët edhe nëpër institucionet e dijes, ku mësimdhënësit janë aktivizuar nëpër parti politike dhe nxënësit kanë mbetur në rend të dytë.

Pse po ndodh kjo, pse institucionet e dijes po i kaplon kjo mjegull, pse e gjithë kjo errësirë ka ra aty ku gjithçka duhet të shkëlqej, ku mësuesit me paditurin e tyre dëshirojnë ti infektojnë edhe nxënësit.

EkoHigjiena

Pse e gjithë kjo lakmi pas dynjaje, a të gjithë po kërkoni të bëhen milionerë që po vrapojnë pas politikës. Arsimi ka nevojë për njerëz të ndritur, për njerëz të dijes të cilët energjinë do ta shpenzojnë në institucionin e dijes, e jo nëpër parti politike që me djersën e popullit të luajnë për qefe të tyre.

E vërteta e gjithë kësaj ekziston në atë së 80% e mësimdhënësve janë punësuar pa kritere, të punësuar si anëtar partiak dhe këta duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve partiake, ku për fushata, lihen nxënësit e lirë, për seanca në asamble, këshilltaret e komunës e ndërprenë mësimin pa menduar fare për nxënës.

Mirëpo problemi fillon nga larg që nga kryeministri e ministrat, deputetet e zyrtaret të cilët janë edhe profesor të rregullt në Universitet dhe pagat ju ecin rregullisht, por në Universitet nuk shkojnë asnjë herë.

MAShT-it, patë deklaruar së do të fillojë de-politizimi nëpër shkolla dhe do të rrisim cilësinë në arsim, por politizimi veç sa po thellohet edhe me shumë …! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.