DYLON

Pse po dështon reforma në arsim në Kamenicë?!

Pse po dështon reforma në arsim në Kamenicë?!
Avatar photo Redaksia

Reforma e shkollave në Kamenicë e më vonë ndoshta edhe në krejt Kosovën si ide ka qenë e arsyeshme, e nevojshme dhe gjithashtu kredibile në vërtetësinë e saj.

Shkruan: Bekim Thaqi

EkoHigjiena

Pse po dështon?!

Sepse komuna nuk diti si ta implementojë këtë projekt ashtu si duhet dhe nuk e mori parasysh realitetin kosovar dhe kushtet të cilat  i kemi në Kosovë.

Ky projekt nuk bëhet për një mandat kryetari, kushdoqoftë ai.

Ky projekt nuk e ka një studim të mirë fizibiliteti ( krejt çka është mendua: ti mbyllim ca shkolla aty-këtu, ti dërgojmë nxënësit aty-atje, të reduktojmë stafin mësimdhënës)

Ky projekt rrezikon nxënësit në aspektin e bartjes së tyre prej një vendi në tjetrin (nuk i kemi ne transportuesit publik apo privat si në Finlandë e Suedi por e dimë si i kemi dhe askush nuk jep përgjegjësi).

Ky projekt nuk është as i koordinuar mirë me ministrinë e arsimit në atë se çfarë do të bëhet me personelin/baza ligjore.

Në duart e një menaxheri të mirë ky projekt do të mund të ishte nisur mirë dhe ndoshta pas nja 10- 15 viteve edhe do ishte realizuar në plotni pa hatërmbetje, pa incidente dhe pa parregullsi.

Në këtë mënyrë vetë ministria e arsimit duhet të marrë bajrakun dhe të bëjë një plan të qëndrueshëm, pa kalkulime politike por vetëm arsimore dhe të fillojë procesin ngadalë-ngadalë dhe ti shkoj deri në fund brenda një afati 10 -15 vjeçar. /2LONLIN.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.