Dora që përdoret për të shkruar, sigurisht do të përdoret edhe për ushqim, dhe shumica e njerëzve në botë, rreth 96 për qind, për këtë e përdorin dorën e djathtë.
Animi ndaj njërës apo anës tjetër fillon në tru. Dihet se hemisfera e majtë i kontrollon aktivitetet e djathta dhe anasjelltas, dhe kjo do të thotë se ana e majtë është përgjegjëse për anën e djathtë të trupit.
Shkencëtarët supozojnë se hemisfera e majtë e trurit evoluon për gjuhën, dhe se shprehja e dorës së djathtë mund të intensifikohet vetëm si një efekt anësor.
Ata argumentojnë se djathtakët janë sigurisht vetëm rastësi e lojës dhe lidhjes së trurit. Megjithatë, ta dëshmosh këtë është e vështirë apo edhe e pamundur, meqë hulumtimet do të duhej të përfshinin edhe teste neurologjike të paraardhësve që kanë vdekur shumë kohë më parë.
Disa hulumtime madje tregojnë se majtakët më lehtë e marrin veten nga dëmtimi i trurit, si dhe që dora e majtë u jep avantazhin e befasisë në luftë, që do të thotë se mund të jenë më të mirë në artet marciale.
E vërteta është se askush nuk do ta zbulojë kurrë se cila ishte sekuenca e ngjarjeve që e bënë njeriun të mbështetet më shumë në anën e djathtë të trupit, respektivisht në anën e majtë të trurit.