Pse Komuna e Gjilanit nuk festoi?!

Pse Komuna e Gjilanit nuk festoi?!

Pse Komuna e Gjilanit nuk festoi për formimin e Ushtrisë së Kosovës? Pse?! Pse u nda nga “bylyku” i komunave tjera që me aq dashuni festuan për ushtrinë tonë që nuk e kishim kurrë më parë gjatë gjithë historisë.

Shkruan: Gani NEZIRI

Gjitha qytetet u stolisën me flamuj shtetërorë e kombëtar. Madje, u stolisën edhe me flamuj të shteteve mike që ndihmuan në formimin e Ushtrisë së Kosovës. Madje, jo që nuk mbeti qytet Kosove pa festuar. Madje, nuk mbeti as fshat Kosove pa festuar.

Madje, madje, edhe fshatrat më malore festuan. Festuan dhe diaspora jonë kudo që ishin. Nuk kishte qytet (ndoshta) në gjithë Evropën që jetonte e punonte së paku vetëm një shqiptarë e që nuk ngriti flamujt e festës së madhe kombëtare. Ishte i vetmi qytet Gjilani që nuk festoi! Nuk ngriti kund një flamur! Pse?!

Si do të mundë të kuptohet përballë qytetarëve gjilanas kjo sjellje jasht kulturore, jashtë, politike e jashtë historike?!

Në fakt, u kuptua si kulturë e keqe. Në fakt, u kuptua si politikë e keqe. Dhe gjithsesi do të shkruhet për këtë veprim në kronologjinë historike por, historikisht do të kuptohet keq.

Nejse! Vazhdojmë tutje! Ushtria e Kosovës u bë dhe nuk ka kthim prapa. Nuk jepet mundësi e dytë që ta fillojmë nga e para edhe njëherë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE