Pse kjo heshtje nga Eco-Higjiena?!
/2L ONLINE/ – Zotëri Veton Nevzadi, si njëri nga përfaqësuesit politik përgjegjës, që nga orët e para të këtij partneriteti, do të duhej në fakt ta dinte këtë. Investori austriak Moser-Group e filloi partneritetin me Komunën Gjilan, Viti dhe Kamenicë në vitin 2012 për arsye të situatës mbetjeve urbane dhe për shkak të përmirësimit të situatës katastrofale ekonomike në ndërmarrjen komunale të mbeturinave.
Ai në asnjë mënyrë nuk ishte dhe as që është qëllimi për tu përzier në politikën komunale. Detyra e 165 punëtorëve tanë dhe e managjmentit është që të mirëmbajm pastër qytetin dhe mbeturinat nga amëvisërit dhe bizneset të bartën deri në deponi , e këtë të bëjmë çdo ditë dhe jo vetëm një herë në vit.
Ne kemi një shkall kuptueshmërie për përfaqësuesit politik, si zotëri Nevzadi, në lidhje me zgjedhjet në vitin 2017 që duan të profilohen. Me pavërtetësi në lidhje me partneritetin, seriozitetin e investorit austriak dhe proceset ekonomike në kompaninë Eco-Higjiena, qytetarëve dhe Komunës së Gjilanit nuk i bënë asnjë shërbim të mirë.
Një përfaqësues politik i përgjegjshëm i cili pretendon të përceptohet seriozisht, do të duhej të informohej përsonalisht në lidhje me faktet dhe materien para se të del në opinion. Zotëri Nevzadi deri më tani nuk e ka gjetë të udhës të merr mundimin dhe të bisedoj me menagjmentin e kompanisë. Në vend të kësaj shpenzon kohë për këtë, që qytetarët me spekulime dhe akuza të pabaza nëpërmjet mediave të shkakton pasiguri dhe të ndikoj negativisht.
Në mënyrë që zotëri Nevzadi të mos vuaj nga heshtja , ja disa fakte të cilat ai me kënaqësi mund t‘i verifikon.
Ashtu siq u konstatua më pas, kontributet sipas ujdisë të partnerit publik në lartësi prej 1,441.177 €, pjesërisht nuk ekzistonin apo nuk ishin të disponueshme. Këtë do të duhej t‘i dinte zotëri Nevzadi, sepse në atë kohë ai ishte për këtë përgjegjës në Komunë.
Të disponueshme ishin vetëm rreth 707.000 €, po që se do të lëmë anash të gjitha mangësit juridike të këtyre kontributeve. Një kompensim për kontributet e mungueshme të partnerit publik, siqë parashihet në marrëveshje, deri më tani nuk është bërë.
Kryetari Haziri, për këtë arsye caktoj një grup punues, në mënyrë që këto probleme të sqarohen dhe të arrihet deri të zgjidhja. Grupi punues është marr me këtë punë dhe nuk ka prezantuar asnjë raport deri më tani.
Vlera e kontributeve të partnerit privat ishte 603.000€ më 31.12.2015, siqë mund të shihet në raportin vjetor. Një pjesë e këtyre vlerave, për shkaqe ligjore nuk ishte e mundur deri më tani të regjistrohen në kompaninë e përbashkët. Ato janë kryesisht inventari mobilerik, automjetet e mbeturinave, sistemi i IT-së dhe expertët e jashtëm që ka paguar Moser.
Investimet e partnerit privat në tregun e gjelbërt në Gjilan dhe Viti në lartësi prej 1 milon € nuk ishte e mundur të realizohen deri më tani, sepse pjesërisht egzistojnë mangësit ligjore dhe me Komuna nuk u gjet një ujdi deri më tani. Që nga viti 2014 është duke u punuar me angazhim të madh por, për vendime të tilla afatgjata , kërkohet kujdes i veçant në studim dhe pregaditje. Projekt investime të tjera janë në pregaditje me drejtorët përkatës të komunave .
Ti kthehemi pyetjes së tarifave që shtron zotëri Nevzadi.
Dëshira për tarifa të ulta ose fare të mos paguhen dhe megjithëatë, të ofrohen shërbimet më të mira, janë njerëzore dhe të kuptueshme. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të zbatohet në ekonomi dhe mjerisht akoma nuk janë duke paguar rregullisht të gjithë qytretarët tarifat e mbeturinave.
Fakt është , që tarifat e mbeturinave për amvisëri në kumunat që shërbehen nga ne, që në vitin 2012 janë caktuar me 5 €. Jo me 4,35 € +TVSH siqë pohon gabimisht zotëri Nevzadi.
Fakt është, që kjo tarifë rresht 4 vjet nuk është ngritur edhe pse për shkak të inflacionit çdo gjë është bërë përherë më shtrenjt.
Fakt është, që ndryshimet në ligjet tatimore nuk përmbajnë asnjë rregull ku përcaktohet , se tarifat duhet të ulen. Përkundrazi , kjo mund të nënkuptohet që qeveria me uljen e këtij tatimi ka ndjekur synimin për përmirësimin e gjendjes ekonomike katastrofale të këtyre ndërmarrjeve komunale, të cilat janë përgjegjëse për higjien dhe shëndet të qytetarëve. Pra, të dëshirohet blerja e votave me një ulje prej 30 cent, kjo do të ishte sigurisht një rrugë e gabuar dhe kontraproduktive.
Fakt është , se Eco-Higjiena që 4 vjet tarifen e deponisë e paguan përherë dhe për kompaninë tonë të përbashkët për këto 4 vite as edhe një ditë nuk është mbyllur deponia , përderisa “Pastrimi” ka detyrime të larta ndaj deponisë dhe kohë pas kohe ka probleme me deponim të mbeturiunave.
Fakt është, që situata në Gjilan më herët ishte jo e mirë dhe Eco-Higjiena për kompaninë e vjetër çdo muaj paguan 6.000 € shtesë deponisë për borgjet nga përiudha 2009 deri më 30.06 2012 edhe pse me marrëveshje të PPP është parapar ndryshe.
Fakt është, që tarifat e mbeturinave janë shumë më të ulta sesa tarifat mujore të rrymës, ujit, telefonisë, internetit dhe televizionit.
Dhe fakt është poashtu, që punëtorët tanë çdo ditë në çdo lloj kohe për këto 5 € punojnë rëndë dhe me sinqeritet. Ndoshta shumë më rëndë sesa zotëri Nevzadi ndonjëherë në jetën e tij të ketë punuar.
Sa i përket pyetjes së zotëri Nevzadit në lidhje me borgjet e vjetra të KRM Higjiena, ne mund të raportojmë se, në këto 4 vite të shkuara kemi paguar 265.000 € borgje të vjetra. Ne jemi duke punuar edhe më tutje në këtë drejtim që te arktueshmet e parealizuara t‘i inkasojmë në mënyrë që edhe pjesën e mbetur të borgjit të paguajm. Shumë më me rëndësi shtrohet pyetja, si ishte e mundur të arrihet deri te kjo shumë e lartë e borgjit. Prandaj, edhe paraqesim kërkesën tonë ndaj qytetarëve të cilët kanë akoma bogje të vjetra, shfrytëzoni mundësinë ligjore për faljen e borgjeve dhe paguani borgjet e juaja të vjetra.
Përkundër të gjitha sfidave, armiqësive dhe pengesave në këto 4 vjet partneritet me komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë megjithëatë, kemi arritur bukur arritje të mirë. Janë 3 automjete moderne më shumë në shërbim dhe kemi një kapacitet vjetor tani për 35.000 tonelata mbeturina. Në vitin 2015 kemi grumbulluar 27.000 t mbeturina dhe i kemi dërguar në deponi. Fshatra të rinj jan kyqur në sistem grumbullimi. Deponit ilegale janë pastruar dhe eliminuar. Janë shpërndar 6000 hedhurinar shtëpiak dhe 4000 të tjerë janë në porosi. Shkalla e inkasimit qe e mundur të ngrihet në 80 %. Shpenzimet rrjedhëse këto 2 vjetë mund të mbulohen. Një pjesë e borgjeve të vjetra u bë e mundur të paguhen. Ne kemi tani një sistem të fuqishëm të IT-së dhe jemi transferuar në objekt të ri në mënyrë që qendra e qytetit të lirohet nga komunikacioni i transportit të rëndë. Punëtorët tanë janë më profesional, më të angazhuar dhe më të pregaditur. Ata e njohin vlerën e punës së tyre dhe janë përherë në përpjekje për të zgjedh problemet e klientëve tanë.
Me kënaqësi raportojmë për vështirësitë tona, sukseset, aktivitetet , qëllimet dhe planet në Kuvendin Komunal, nëse ata do të na ftonin.
Shumë punë e madhe është bërë deri më tani por, edhe shumë ka mbetur për tu bërë.
Secili e di, se kush punon rëndë, s’të mjafton fryma për llafosje. Andaj edhe kjo heshtje. E pra, i nderuar zotëri Nevzadi, lutja jonë për ju: na leni në këtë heshtje në mënyrë që ne në qetësi të jemi në gjendje edhe më tutje për qytetar të punojmë punën tonë të rëndë.
Gerhard Dummer
(Moser-Group Austria)
/Tekstin e përktheu nga gjermanishtja S.R./
shih shkrimet e Veton Nevzadit:
Pse kjo heshtje për “Eco Higjienën” ?!
Pse vazhdon kjo heshtje për “Eco-Higjienën”?! (II)
