(2LONLINE) – Nga të gjitha viset tona për shqiptarët në Maqedoni më vjen më keq, jo sepse ata vuajnë se vetë janë bashkëfajtor për të keqët që kanë, por pse nuk i prijnë njerëzit e duhur. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë në Maqedoni janë ish- luftëtar të UÇK-së, por të jesh i pushkës s’do të thotë të jesh edhe i penës. Shqipëria dhe Kosova asgjë s’munden të veprojnë në qoftë se ata vetë nuk ngrihen të parët sepse nga viktima do shiheshin si agresorë.
Maqedonia është akoma shtet eksperiment dhe shqiptarët duhet të ndahen sa nuk është vonë. Me Marrëveshjen e qelbur të Ohrit ata “janë” shtetformues dhe ndarja është e mundshme dhe shkaqe për ndarje ka sa të duam, sepse kur Maqedonia të kaloj fazën e eksperimentit dhe të quhet shtet me të gjitha efektet ata janë të parët që do të ndahen, por me pasoja shumë tragjike për shqiptarët. Ata (maqedonasit) për këtë projekt kanë vite që punojnë. Por, sot shqiptarët u duhen sepse problemi këtu janë sllavomaqedonasit (bullgarët) çdo të bëhet me ta në qoftë se shqiptarët ndahen.
Po nuk punuam për bashkim kombëtar (sidomos ndarjen nga sllavomaqedonasit -bullgarët), jo shumë larg ne do pësojmë një tragjedi tjetër, e pse jo sot ndarje në favorin tonë, se nesër do të ketë ndarje në favor të tyre, dhe të mos presim që sllavomaqedonasit (bullgarët) do të ndryshojnë.
Shqiptarët kudo që janë duhet të jenë të vetëdijshëm që të hedhim themelet për një shtet të vërtetë shqiptar ose të rijmë me principata si në mesjetë sidomos shqiptarët e Maqedonisë që në këtë aspekt janë mbrapa. Mos të mendojnë që sllavomaqedonasit (bullgarët) do t’u bëhen vëllezër, kur ata vëllezërit e tyre sllavë i kanë.
Patriotizmi ynë gjithmonë ka qenë i vonuar, kur Rilindja jonë filloi të krijohej shtetet fqinje i kishin mbaruar qëllimet e tyre dhe për ne mbaroi si mbaroi sot mbas një shekulli u hap çështja shqiptare ne prapë ngurrojmë.
Mendimi im është se na mbeten dy rrugë, o të bëjmë atë që është më se normale për një komb (ri-bashkimin e trojeve etnike Shqiptare), o të rrimë urtë sepse bota s’na jep atë që duhet ta marrim vetë dhe më kryesorja s’na duron dot përjetë. /2lonline/
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ”Lajm”)