DYLON

Pse foshnjet nuk qajnë më kur përqafojnë nënën e tyre?

Avatar photo Redaksia

Misteri se pse foshnjet pushojnë së qari kur kapen nga nëna është zbuluar së fundi nga shkencëtarët japonezë. Hulumtimi i ri nxjerr në pah jo vetëm konfirmimin së foshnjat relaksohen tej mase kur kapen në krahë nga nënat e tyre por edhe pushojnë së qari kur afrohen fizikisht me nënat e tyre.

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se kur kapen dhe afrohen nga prindërit e tyre, foshnjëve u ngadalësohet rrahja e zemrës dhe ata automatikisht relaksohen.

EkoHigjiena

Por ky proces dhe relacion foshnje-prindër nuk ndodh dhe nuk është proces aq i thjeshtë.

Përgjigjja në kujdesin e nënës ndaj fëmijës ndodh si një proces i koordinuar i përcjellur edhe me procesin e sistemit nervor dhe rregullacionet kardiake.

Studimi mund të ndihmojë prindërit të cilët kanë vështirësi në gjetjen apo përafrimin më foshnjat e tyre në mënyra të ndryshme thonë shkencëtarët.

Afërsia e nënës me foshnjën është mit në vete. Por në bazë të këtij studimi shkencëtarët kanë thënë se reagimi i këtillë i foshnjave dhe me afrimin dhe pjesëmarrjen edhe të babait në kujdesin ndaj fëmijës mund ta zvogëlojë barrën e nënës që nëpër kohë ka qenë akteri kryesor në përcjelljen dhe kujdesin e fëmijës gjatë gjithë kohës thotë, hulumtuesi i përfshirë në studim Dr. Kumi Kuroda nga Instituti i shkencave “Brain Riken” në Japoni.

Qetësimi i foshnjave dhe siguria e tyre që në lindje lidhet ngushtë me shqisën e të prekurit dhe aftësisë së perceptimit të lëvizjes së trupit.

Edhe pse studimi si i tillë është bërë edhe tek gjitarët e tjerë si luanët,ketrat duke mos lënë anash edhe minjtë funksionimi i qetësimit tek të vegjlit e tyre ka qenë përafërsisht i njëjtë, çka jep të kuptojmë se ky hulumtim mund të jetë krucial për prindërit si për nënën ashtu edhe për babanë që ta kuptojnë më mirë procesin e rritjes sa më mirë të fëmijës së tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.