DYLON

Pse është qumështi i rëndësishëm për fëmijët e vegjël?

Avatar photo Redaksia

Përbërja e qumështit për fëmijë është përshtatur veçanërisht me nevojat e fëmijëve. Qumështi dhe produketet e qumështit janë materie shumë të vlefshme ushqyese në planin ushqimor të fëmijëve sepse ndër të tjera me anë të konsumimit të tyre fëmijët konsumojnë sasi të mjaftueshme të Kalciumit , që është i domosdoshëm për formimin e struktures së fortë të eshtrave dhe për dhëmbë të shëndoshë.

Qumështi për fëmijë përmban përveq Kalciumit edhe disa materie tjera shtesë që stimulojnë rritjen e fëmijëve, nga të cilat ata shpesh nuk marrin mjaftueshëm, e që janë të domosdoshme në këtë fazë të rritjes dhe të mësuarit për fëmijët.

EkoHigjiena

Sipas Raportit të Ushqimit të vitit 2008 nga Shoqata gjermane e ushqimit, fëmijët e moshës prej 1- 3 vjet konsumojnë më tepër proteina, shumë pak acide yndyrore (Omega-3), shumë pak hekur, jod dhe vitaminë D. Qumështi për fëmijë përmban këto komponente të rritjes në sasi të mjaftueshme. Në vazhdim mund të gjeni për mbledhjen e llojeve të qumështit HIPP Combiotik® për fëmijë. Rekomandohet që fëmijët në fëmijërinë e hershme të konsumojnë çdo ditë 300-330 ml qumësht dhe produkte të qumështit- sipas mundësive të ndahen në 2-3 shujta në ditë.

Gjithashtu edhe fëmijët me intolerancë të laktozës duhet ti kushtojnë vëmendje konsumimit përkitazi moshës së tyre me këto komponente të rritjes. Për këta fëmijë është i përshtatshëm qumështi nga HIPP pa laktozë me reduktime të rrepta të laktozës (Përmbajtja <0,1 g për 100ml), që edhe te rastet e rënda të intolerancës ndaj laktozës , tretet lehtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.