• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Pse është më mirë ta pastroni shtëpinë më rrallë?!

Elife Sherifi 26 Shkurt, 2020 3 min
 Pse është më mirë ta pastroni shtëpinë më rrallë?!

Sipas statistikave, 94% e njerëzve në botë besojnë se është shumë e rëndësishme të ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj. Mirëpo, ne do t’ju japim disa ide se si të shpëtoni nga një pjesë e këtyre punëve të bezdisshme.

Lajmi i mirë është se duhet të përjashtoni disa punë shtëpie nga lista e gjërave që bëni çdo javë.

Është e dëmshme për të hekurosur disa gjëra:

-Hekurosja është një aktivitet i lodhshëm dhe shkencëtarët tregojnë se është e panevojshme të harxhoni kohë dhe energji për hekurosje. Për shembull, hekurosja e çarçafëve ose këllëfëve të jastëkut mund t’i dëmtojë ato. Arsyeja është, sepse hekurosja ndryshon strukturën e tyre.

-Ende ka shumë debate nëse ka nevojë të hekurosni rrobat e bebeve në temperatura të larta. Nënat e reja janë të fiksuara për të hekurosur çdo veshje të bebeve. Kjo temë ka dy anë: Avulli është në gjendje të vrasë bakteret, por foshnja nuk ka nevojë për sterilitet të tepërt. Nëna mund të hekurosë rrobat e bebeve gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por nuk është e nevojshme për fëmijët e moshave më të mëdha.Një pastrim shumë i plotë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj

-Duke u përpjekur të pastroni shtëpinë tuaj, ju jo vetëm që harxhoni energjinë, por dëmtoni edhe shëndetin e banorëve të shtëpisë, veçanërisht të fëmijëve.

-Një numër i caktuar i mikroorganizmave janë të domosdoshëm që të formohet imuniteti. Që kur janë shfaqur pastruesit e shtëpisë në jetën tonë, diagnozat e alergjisë kanë ecur përpara. Ju nuk keni nevojë të pastroni kudo. Kontrolloni nëse pastruesi që do të përdorni përmban triklosan. Është i ndaluar në disa vende, sepse ekziston rreziku i shfaqjes së çrregullimeve hormonale dhe alergjive.

-Shumë njerëz janë mësuar të mendojnë se tualeti është vendi më i pisët në shtëpi. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë – mjafton ta lani me një dezinfektues vetëm një herë në javë. Është më mirë të pastroni lavamanin dhe rubinetin sepse ato kanë 44 herë më shumë mikrobe.

Etiketa:Hekurosja Punet shendeti shtepia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Ismajli Roli i infermierëve jetik në trajtimin dhe shërimin e pacientëve

12 Maj, 2020

Lëkura e portokallit vepron si magji në trupin e njeriut, ja disa përfitime

14 Prill, 2020

Gjashtë gabime në higjienë që është koha t’i ndryshoni!

21 Mars, 2020

Vezët kanë kolesterol, por nuk e rrisin atë!

26 Shkurt, 2020

Hudhra e shëndetshmë, por ja rastet kur nuk duhet të përdoret

25 Shkurt, 2020

Mos flini me flokë të lagura, ja pse?!

24 Shkurt, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com