DYLON

Pse e dua Shqipërinë me gjithë shqiptarët bashkë?

Avatar photo Redaksia

Linditë RAMUSHI DUSHKU

/2L ONLINE/ – Disa kam dëgjuar tek thonë, kjo është një ëndërr e vjetër dhe e harruar, një ëndërr që ka mbetur në të kaluarën. Një iluzion i pakuptimtë. Një iluzion optik. Ndoshta po, sepse ashtu duam dhe na imponohet të shohim e perceptojmë, por jo edhe një iluzion mendor-shpirtëror. E di pse, sepse njeriu jeton të tashmen nga kujtimet e kaluara, dhe ndërton të ardhmen nga e tashmja. Sikur individi, edhe shoqëria ka të njëjtin proces, të njëjtën gjendje zhvillimi.

EkoHigjiena

Kujtimet na tregojnë se çfarë ishim, me të tashmen mund të caktojmë se çfarë duam të jemi. Ka edhe që kam dëgjuar, se po të mendosh kështu, je demode, është një mendim nacional i tepruar dhe shumë banal. Sepse jemi në kohën kur rëndësi ka shtetësia dhe qytetaria e saj. Se shteti me ligjet që ka vënë dhe dashka ashtu Eu, e ku ta di çfarë tjetër… bash këto janë iluzione të ndërtuara nga interesa të përpjesëtuara jashtë nesh. E pastaj vijnë edhe elitat qytetare që tentojnë të vendosin një rend të ri kombëtar, një frymë gjoja demokracie të mendimit demokrat. Por, kot, asgjë nuk ndërtohet pa baza. Edhe Amerika mund të thuhet se u ndërtua një shtet nga multietniciteti, por në fund të fundit gëzojnë një shtetësi brenda një emri kombi. E pse këtë mos ta kishim edhe ne Shqiptarët?

Mua më rastisi të dëgjoj një reportazh, të realizuar nga një gazetare e gazetës “Zëri”, Anita Kadriu. Intervistuar një qytetar 83 vjeçar nga Podujeva. Në sytë e tij e pash se çarë i kishte gëzuar shqiptarët në të vërtetë, çfarë në të vërtetë historikisht duan shqiptarët. Atë që ai e quante “tri ditë Shqipëri”, sepse kishte zgjatur aq pak, por aq bukur i kujtohej atij zotërie të mirë edukuar. Duke e cituar edhe thënien në fund të reportazhit: “Pa u bërë Shqipëria etnike, në Ballkan e Evropë nuk ka qetësi. Gjë që edhe është një fakt i vërtetë i stabilitetit të vërtetë, pa ngjyrime të tjera çfarëdo qofshin ato.

Të shkruash një temë të tillë, është e pamundur mos të vihet në dukje emocionaliteti dhe ngjyrimi i anshëm kundrejt këtij mendimi. Sepse të gjitha elementet tregojnë e përfaqin vetëm një të vërtetë. Dikush mund të thotë se të mendosh kështu është një mendim shovinist dhe jo racional sepse e tashmja është e tashme dhe e kaluara e kaluar. Por, siç thash më lartë e kaluara ndërtohet nga kujtimet dhe ne kujtime jemi, populli kishte dhe ka historinë e cila në kujtimet tona është, mos qoftë diku tjetër. Qoftë kjo nuk ndodh se politikat s’duan apo kushdo qoftë tjetër, qytetari mund dhe mendon ndryshe e tjetër çka.

Të mendosh Shqipërinë me shqiptarët bashkë në të, mund të duket një mendim jo racional në kushtet e zhvillimit të politikave, por jo një e pamundur duke u nisur nga dëshira e një qytetari të thjeshtë. Bile nga politika te caktuara fqinjësore kjo quhet një thyerje ndjenjash qytetarisë së tyre dhe historikut shekullor të ndërtuar nga ta, se është një nacionalizëm i sëmurë dhe i rrezikshëm. Por pa cenim të identitetit kombëtar të askujt unë e dua Shqipërinë e shqiptarëve. Pa ofendim edhe bashkëjetuesve të kombësive tjera brenda territoreve ku ka shqiptar, konkretisht në Kosovë.

…Dhe pse e dua Shqipërinë në një vend më gjithë shqiptarët?

“Ju zonja nga Prishtina, si quheni? Shqiponjë, a po ti më kuptove se çfarë thash…po ai zotëria atje nga Dibra e madhe dhe zonja e tij nga Ulqini, quhen Bardh dhe Bukurie. Ata tjerët janë Artani dhe Artizana, nga Tirana dhe Presheva”….

Ky është modeli më i thjeshtë dhe emocional pse Shqipëria bashkëdyzohet me kulturën mbarë shqiptare kudo që ata jetojnë jashtë kufijve të asaj që sot quhet Shqipëri e sotme.

Ëndërr apo realitet i projektuar, ajo duhet të shkoj përpara. Në fakt, dikur mendoja se “ëndrrat janë për fillestarët”, një thënie e dëgjuar nga një film, citoj, por është ndryshe ëndrrat nuk janë për ata që nuk i vejnë në punë!

*Shkrimi ka ngjyrime emocionale ndikuar nga vjetori i festës së flamurit kombëtar, 28 Nëntorit, por gjithashtu mendoj, se çdo popull ka të drejtë të jetoj ashtu si ai dhe shoqëria e ti do! /2L ONLINE/

(Autorja: Gjilanase e martuar me Korçar, lindur një vajzë në Shkup, vendbanim po ashtu në Shkup)