DYLON

Pse duhet psikologu në shkollë?

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Psikologët shkollor janë persona kyç që ndikojnë në përmirësimin veprimtarisë mësimore, edukative në shkolla. Këta profesionist njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe çështjet e edukimit dhe arsimit të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë.

Ata janë të pajisur me mjetet profesionale dhe kanë trajnimin e duhur të kryer në vlerësimin e nxënësit dhe stileve njohëse, të mësuarit duke pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor. Marrëdhëniet e rregullta të drejtpërdrejta me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin për të siguruar kushte më të mira të krijimit të shëndetit mendor të nxënësve në institucionet shkollore.

EkoHigjiena

Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?

  • Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;
  • Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;
  • Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;
  • Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve;
  • Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;
  • Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;
  • Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësit;
  • Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe funksionimit personal;

Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie si dhe problemet e tjera emocionale, sociale, familjare etj. /2L ONLINE/

/Autori është Psikolog Klinik/