DYLON

PSD: Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale pasi ky neutralitet i shërben Serbisë

PSD: Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale pasi ky neutralitet i shërben Serbisë
Avatar photo Redaksia

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik, për siç thuhet, për t’ia prezantuar disa  fakte për pavarësinë e Kosovës, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak, pasi ditë më parë, gjatë një interviste, prapa tij shihej një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Ja reagimi i plotë i PSD-së për këtë çështje

EkoHigjiena

Për komisarin Lajçak, Kosova dhe historia e saj me harta dhe kufi nuk është ngjarje e përfunduar dhe Kosova nuk është çështje e lirisë së popullit, por e balancave dhe neutralitetit. Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale, duke qenë se ky neutralitet i shërben Serbisë. BE edhe më tej vazhdon ta konsiderojë Kosovën të pabarabartë edhe në rrafshin politik edhe në atë tregtar, ekonomik.

Bile edhe sot, nga përpjekja e Lajçakut për t’u munduar që të sqarohet rreth qëndrimeve të tij ne mund të shohim në fakt konfirmimin e po të njëjtës padrejtësi si më herët; Sipas Lajçakut, që do të thotë sipas BE-së, kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është kufi shtetëror, pra në mes të dy vendeve të barabarta, por administrativ, pra ku Kosovës nuk i njihet pavarësia dhe sovraniteti i saj karshi Serbisë.

Emisari Lajçak nuk është thjeshtë një përfaqësues i Bashkimit Evropian për të ndërhyrë në negociata; ai tashmë ka ndërhyrë dhe është bërë emri dhe fytyra e nismës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me të drejta ekzekutive.

Emisarit Lajçak duhet të ja përkujtojmë që Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë, ka kufinjë të qartë shtetëror me vende fqinje të saja, ka institucione të pavarura e simbole shtetërore dhe është e njohur botërisht nga shumica e shteteve që janë vende anëtare të OKB-së bile edhe shumica e vendeve të BE-së. Këto fakte janë të patjetërsueshme dhe nuk duhet të lejohet që në asnjë mënyrë që ato të cënohen e zhbëhen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.