• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

PSD: Neutraliteti është problemi

Redaksia 2LONLINE 26 Shkurt, 2021 3 min
 PSD: Neutraliteti është problemi

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pasi emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është shfaqur në një intervistë, ku krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ja reagimi  i plotë i PSD-së.

Neutraliteti është problemi

Është një hartë që e mban Kosovën ende në territorin e saj, e ajo është harta e Serbisë dhe kushtetuta e saj. Kush do ta kishte besuar që një e tillë gjendet edhe në Bashkimin Evropian. Sot kur komisari i BE-së Lajçak e mban një hartë të tillë në zyre, na kujtohet sesi nga vizita e tij në Beograd kishte dërguar porosi për Kosovën, duke thënë se nëse është e nevojshme duhet ndërruar edhe kushtetuta e Kosovës për akomodimin e themelimit të asociacionit.

Për komisarin Lajçak, Kosova dhe historia e saj me harta dhe kufi nuk është ngjarje e përfunduar dhe Kosova nuk është çështje e lirisë së popullit, por e balancave dhe neutralitetit. Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale, duke qenë se ky neutralitet i shërben Serbisë. BE edhe më tej vazhdon ta konsiderojë Kosovën të pabarabartë edhe në rrafshin politik edhe në atë tregtar, ekonomik.

Tutje, neutraliteti për pavarësinë e Kosovës i shërben një projekti tejet të dëmshëm, si zgjidhje e mundshme në negociata Kosovë – Serbi, e ai është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Në kohën kur pritet që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të niset, Kosovën e gjenë një moment të vështirë. Në njërën anë kemi Bashkimin Evropian me qasje të padrejtë dhe të anshme ndaj shtetësisë së Kosovës dhe në anën tjetër kemi një Qeveri në ardhje, në krye me Kurtin i cili ka tëholluar raportet me Lajçak. Ky i fundit është i preferuari i Kurtit. Kjo lidhje flet shumë. Cka nëse vendosim ta lexojmë procesin e dialogut duke u bazuar në raportin Lajçak-Kurti? Rezultati final dihet. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale harta Miroslav Lajçak Partia Socialdemokrate
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com