DYLON

PSD me peticion për zyrtarizmin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid -19

PSD me peticion për zyrtarizmin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid -19
Avatar photo Redaksia

Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar, propozim ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.

Për këtë para mediave folën, anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj dhe sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta .

EkoHigjiena

***

Peticioni për zyrtarizmin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid – 19, po fillon. Përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ne si qytetar të Kosovës do të kërkojmë anulimin e këtyre gjobave për periudhen 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Në këtë javë do të jemi në sheshet e qyteteve të Kosovës, ku do të kemi mundësi të bisedojmë dhe ta fuqizojmë këtë nismë. Kërkesa për shlyerjen e gjobave të shqiptuara në kohë pandemie përbën kërkesë për vendosje të drejtësisë.

Muajt e fundit virusi ishte përhapur shumë. Përhapja solli rritje të numrit të të inefektuarve, por shumë të tjerë edhe pësuan tragjikisht. Kjo valë është rezultat direkt i fushatës zgjedhore dhe sjelljes së papërgjegjshme të partive politike pa dallim.

Përveç drejtësisë, falja e gjobave ka edhe arsye ekonomike. Pandemia dhe masat e mbylljes tashmë i kanë kushtuar shumë ekonomisë. Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba, kurse gjoba më e vogël është 35 euro. Pagesat e gjobave përbëjnë heqje të parasë nga qarkullimi dhe ulje të kërkesës agregate. Kjo sepse shumica e gjobave të shqiptuara janë ndaj qytetarëve të varfër ose të shtresës së mesme.

Një masë është e drejtë kur zbatohet njëjtë për secilin qytetar. Vetëm kështu, ajo nuk është arbitrare e diskriminuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.