DYLON

PSD: Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin

PSD: Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin
Avatar photo Redaksia

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) në aktivitetin e saj simbolik pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e arritur për targat, kanë vendosur stikersa (letër ngjitëse) në veturat zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Ja komunikata e plotë:

EkoHigjiena

Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin

Marrëveshja që u nënshkrua dje, e ka edhe mbrapa edhe përpara Asociacionin. Është edhe në logjikën e Asociacionit. Trajtim i ndarë mbi targat ka parasysh kritere etnike e territoriale, kritere të Asociacionit. Targat e tilla janë ilegale, thotë Qeveria, por në të njëjtën kohë i njohim me marrëveshje.

Do të mund të flitej për reciprocitet të plotë në targa sikur Kosova të prodhonte targa për shqiptarët e Luginës, dhe këtë ta pranonte Serbia. Por jo, është vetëm veriu i vendit që po trajtohet në mënyrë të diferencuar.

Marrëveshja për targat është kthim mbrapa në dialogun teknik. Kosova po dialogon për targa e letërngjitëse, dhe jo për marrëveshje finale.

Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.