DYLON

PSD ka ushtruar Kallëzim Penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia (video)

PSD ka ushtruar Kallëzim Penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia (video)
Avatar photo Redaksia

Partia Socialdemokrate, e përfaqësuar nga anëtarët e Kryesisë Driton Çaushi dhe Dren Kukaj ka ushtruar Kallëzim Penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Padia është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në orën 13:00.

“Kemi dorëzuar të dhëna e prova sesi shkelja ligjore e datës 12 gusht ka lidhje të qartë kauzaliteti me pasojat fatale që vijuan. Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë sepse ka marrë vendim për lirim të masave duke shpërfillur rekomandimet e IKShP-së dhe në shkelje të Ligjit për Pandeminë. Të gjitha statistikat flisnin për rritje eksponenciale të rasteve, por përgjigja institucionale ishte liruese për aktivitetet supershperndarëse”. thuhet në njoftimin e PSD-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast, i bëjmë thirrje IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë ta bëjnë transparent për publikun rekomandimin e datës 12 gusht. E vërteta duhet të zbardhet, drejtësia duhet të vendoset, thuhet në njoftimin e PSD-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.