Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri para protestuesve i ka dhënë kohë Qeverisë që deri më 27 shkurt, të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.
Ai ka deklaruar se Qeveria duhet të shkojë sepse Republika do të shpëtojë dhe do të mbijetojë.
Ymeri ka thënë se kanë dal në shesh që ta bashkojnë Kosovën dhe Republikën ta bëjnë të qytetarëve duhet nga kjo Qeveri t’i heqin Hashimin e Isën.
“Kosova sot ka popull që i del Zot shtetit dhe vetvetes. Zajednica, demarkacioni kanë marr fund, tani duhet të marrin fund edhe Hashimi e Isa”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se protesta e sotme është një manifestim për drejtësi, sepse kjo Qeveri është Qeveri e padrejtësive, ku njerëzit pasurohen brenda natës.
Më tepër:
http://botasot.info/kosova/515706/protestuesit-fillojne-te-shperndahen-protesta-e-radhes-me-27-shkurt-live/