DYLON

Protestë paqësore e kampioneve

Protestë paqësore e kampioneve
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka mbajtur protestë paqësore për të shfaqur edhe në këtë formë pakënaqësinë për formën e ndarjes së mjeteve nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike në Sport.

Klubit gjilanas i figuronte shuma prej 23,000€ ne vlerësimin e parë, për t’u reduktuar dukshëm në të dytin në 11,000€.

EkoHigjiena

Për kampionet, rivlerësimi nga Pakoja Ekonomike për Sport, vlerësohet nënçmues dhe i papranueshëm.

Në protesta u shfaqën 18 pankarta (me ngjyrat e flamurit të Republikës të Kosovës) me 18 porosi drejtuar MKRS-së.

Numri 18, simbolizon kupat e fituara nga KV Drita ne 10 vitet e fundit.

KV Drita pas kësaj proteste pret reflektim nga MKRS, që ta marrë në konsideratë faktin si klubi më i suksesshëm i volejbollit të vajzave dhe përfaqësues i Kosovës në të gjitha nivelet e garave evropiane.

Thëniet në Pankartat e KV DRITA – Femrat ishin:

1. MKRS po na demotivon

2. Volejbolli, sporti më i suksesshëm ekipor i femrave

3. EVROPA na shikoi 14 herë në Kupat Evropiane – MKRS nuk na sheh

4. Mos e nënçmoni volejbollin femëror

5. SPORTI – Storja më e suksesshme e Kosovës

6. KOMISION – Nuk nënçmohet KAMPIONI

7. DREJTËSI për volejbollin e vajzave

8. GABIMIN mund ta përmirësoni

9. Mos i nxirrni në rrugë sportistët

10. Po e rrezikoni pasurinë tonë të çmuar

11. MOS u turpëroni

12. Investoni në SPORT, ndihmoni RININË

13. A ju bëjmë krenarë vetëm në rrjete sociale?

14. Na MOTIVONI, të vazhdojmë TUTJE

15. KV DRITA është e Kosovës

16. Jepni shembull të mirë për VAJZAT

17. 12.000€ më pak!?  minus 53%! Vetëm KAQ VLEJMË?

18. Komision – HAPI SYTË

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.