DYLON

Protestë kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Avatar photo Redaksia

Pikërisht në orën 10: 00, kur pritet të fillojë edhe seanca plenare e Kuvendit të Kosovës , ku do të shqyrtohet amendamenti për ndryshime kushtetuese, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojnë një protestë, siç thuhet gjithëpopullore, me të cilën e kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

Në komunikatën për media të OVL UÇK-së, ku edhe jepet njoftimi për protestën thuhet se me krijimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EkoHigjiena

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirin ë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhet në komunikatën në fjalë.

Protesta do të mbahet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ndërkohë që përmes një komunikatë mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, deputet e të cilës u tha se edhe brenda Kuvendit do tak kundërshtojnë këtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.