Protestat janë misioni i ri i Haradinajt
Lideri i AAK-së, gjatë një konference për media, ka thënë se nga sot partia e tij i ka dhënë vetës një mision që të thërras në protesta për shkak të dëmeve që i janë bërë Kosovës nga klasa aktuale qeverisëse.
“Nga sot aleanca i ka dhënë vetes një rol që është thirrja e protestave organizimi dhe përkrahja e zërit protestues. Pse sot po kërkojmë te protesta janë elementet e dëmshme që i ka bërë Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjeve ne Bruksel. Diskutimet për këtë vendim janë marrë duke pas parasysh shumë elemente që kanë rënduar situatën në vend. Demarkacioni është pjesë e temave për te cilën AAK proteston”, ka thënë Haradinaj gjatë konferencës për shtyp, raporton Indeksonline.
Ai tutje ka shtuar se nuk do të ketë protesta të dhunshme, sepse sipas tij, nuk mund të arrihet asgjë duke shkatërruar qytetin.
“Sot është marrë vendimi politik, dhe me marrjen e këtij vendimi janë marrë shumë kërkesa. Nuk do të ketë protesta të dhunshme duke shkatërruar. AAK-ja është prerë , nuk do të ketë dhunë. Qëllimi i protestës mund të arrihet me cilësi e jo me u shkatërru qytetin. Kemi qenë aktiv në këtë kohë me plot porosi për qytetarët. Do të jemi në teren në vazhdimësi jemi duke protestuar në mënyrën tonë”, ka thënë Haradinaj.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=182291
