Protesta të jetë paqësore me kërkesa të qarta
Nga: Ardian Azemi
Dëmtimi i pasurisë së përbashkët nuk duhet të ndodhë. Ajo pasuri na takon të gjithëve. Për këtë pasuri dhe për këtë liri, çlirimtarët tanë janë përballë padrejtësisë tash e 25 vjet, kurrë pa ndalë.
Protesta duhet të jetë paqësore, por duhet të ketë edhe kërkesa të qarta.
● Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, sepse si e tillë ka vepruar në shpërputhje të plotë me qëllimin për të cilin është themeluar.
● Të shkarkohen të gjithë ata ministra, zëvendësministra dhe kushdo tjetër që mban pozitë publike, merr pagë nga taksat e qytetarëve dhe që ka folur publikisht, në çfarëdo forme, kundër vlerave të luftës.
● Të bëhet urgjentisht Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
● T’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës kujtdo që, në çfarëdo forme, publikisht shpif ose fyen vlerat e UÇK-së dhe komandantët e saj.
Protesta duhet të ketë edhe kërkesa të qarta dhe këmbëngulëse, përveç shprehjes së pakënaqësisë.
Pakënaqësia duhet të dëgjohet, por kërkesat duhet të adresohen. /2LONLINE/
