DYLON

Protesta e 26 marsit do të jetë edhe më e fuqishme se protestat e kaluara

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se opozita e bashkuar mbetet e palëkundur në realizimin e objektivave të saj. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nuk do të ketë çarje të koalicionit VAN pasi, sipas tij, opozita është më unike se kurrë më parë. Isufi është shprehur i bindur se masiviteti popullor do ta detyrojë Qeverinë aktuale të largohet.
Ai ka shtuar se protesta e 26 marsit do të jetë edhe më e fuqishme se protestat e kaluara, ndërsa ka treguar se opozita e bashkuar do ta bllokojë seancën e së enjtes derisa nuk ka normalitet në Kosovë.

Intervistën e Isufit mund ta lexoni në gazetën “Epoka e re”

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.