Prostitucioni publik në televizionet politike!

Prostitucioni publik në televizionet politike!

Në demokraci, kur pushteti rrëmbehet një herë nga totalitarët nuk lëshohet aq lehtë. Për të mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e antiligjore për ruajtjen e pushtetit duke perfshirë këtu: armiqësinë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit më maska) në vend të ushtrisë së ditës.

Shkruan: Florim Zeqa

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike,…mirëpo janë mediet janë ato që duhet të thyejnë heshtjen e të mos ndalën për asnjë çast.

Në vendet e pazhvilluara, në veqanti në fazen e tranzicionit politik roli i mediave në një shoqëri njerëzore është krucial dhe i pa zevendësueshëm. Mirëpo, në vendin tonë jo rrallë ndodh që të abuzohet me lirinë e shprehjes! Kosova, ky treg i lirë dhe pakontrolluar mediatik, nga çarqe të caktuara po shfrytëzohet si poligon eksperimantal për lansimin e produkteve televizive puro prostitucionale!

Shkaku i ndikimit të politikës dhe oligarkisë kriminale në mediumet tona, skena programore e televizoneve publike është duke shënuar degradimin e skajshëm moral e kulturor.

Abuzimi me lirinë e shprehjes

Përderisa në vendet e zhvilluara dhe demokratike, televizionet e kryejnë misionin e shenjtë të emancipimit kulturor të shoqërisë, në Kosovë është duke ndodhur e kundërta e saj. Në mediumet tona televizive vërshojnë lloje të ndryshme të prostitucionit, duke filluar nga ai politik e deri tek ai pornografik!

Përveq lakuriqllëkut në spotet televizive, kanë filluar të shfaqen edhe skena pornografike në të ashtuquajturat programe humoristike. Përveq gjuhës seksiste, demonstrohen elemente të intimitetit seksual, siq ndohi ditë më parë në një televizion publik të Kosovës

Ky është një tregues, që përveq varfërisë dhe mjerimit socio-kulturor, qytetarëve të Kosovës në vend të shpalosjes së vlerave të mirëfillta kulturore, gjuhës dhe traditave të bukura përmes humorit të pastër shqiptarë, po u servohen edhe skena pornografike si “ushqim shpirtërorë” për gjeneratat e reja!

Nuk dëshirojë të zgjatem më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur në emisionin në fjalë, me shpresën që të jetë shikuar nga sa më pak bashkatdhetarë!

Si pasojë e mungesës së vlerave edukativo-arsimore dhe degradimit të skajshëm të programeve të llojit të tillë, televizionet publike janë bërë thuaja të pashikueshme për familjet shqiptare. Me të filluar “sigla” e emisioneve të ashtuquajtura humoristike, është bërë domosdoshmëri ndrrimi i kanalit!

Ndodhë pikërsiht kështu, për faktin se përveq aspekteve të sipërpermendura në programet dhe serialet humoristike vendore, teleshikuesit torturohen edhe me prezencën e figurave të urryera të politikës kosovare.

Nuk ka emision argëtues apo show-medial, ku krahas yjeve të estradës, janë prezent edhe kusarët e skenës politike apo vasalët e tyre në diasporë, të cilët rrëfejnë veprimtarinë e tyre “patriotike”, duke promovuar në vend të vlerave kulturore, bizneset e tyre,…disa prej të cilëve janë edhe abuzues të fondeve të “3 %-it” dhe atij “Vendlindja Thërret”, përkatësisht djersës dhe mundit të bashkombasve të tyre përgjatë përiudhes së luftës së lavdishme çlirimtare.

E rastësìshme apo e qëllimshme kjo, ka diçka që bashkon yjet e estradës me politikën. Këta të fundit (politikanët), në të shumten e rasteve i përdorin këngëtarët dhe humoristët si mjet për transferimin e parave të pista në “Parajsat Fiskale” jashtë vendit,…ku më pas i shpërblejnë me hapsirë të pakufizuar mediatike dhe favore tjera për zhvillimin e veprimtarive të lira biznesore, me dhënjen e tenderëve një burimorë në hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet.

Jo rastësisht, pas politikanëve dhe oligarkëve ekonomik, njerëzit më të pasur në Kosovë janë këngëtarët e lidhur me pushtetarët. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se nga “klikimet” në rrjetet sociale nuk krijohen milionat, nuk ndërtohen villat luksoze dhe as nuk blihen makinat super-luksoze të tipit; “Ferrari”, “Lamborghini”, Mercedes” me kilometra zero (0.0)!

Televizionet e reja me prejardhje të dyshimtë!

Dukuri tjetër shqetësuese mbetët edhe fakti i lindjes së televizioneve të reja politike. Bazuar në skenën e tyre programore, bëjnë për të kuptuar, se kemi të bëjmë me televizione që liçencat për frekuencat televizive i kanë marrë në Beograd, të legalizuara në Kosovë, përderisa përhapjen e valëve në vend dhe Diasporë e bëjnë përmes pakove televizive të shtetit shqiptarë!

Televizionet e reja publiko-private (politike) janë lansuar për dy qëllime; e para) për krijimin e konfuzionit politik në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciae, dhe e dyta) mjegullimin e së ardhmes së shoqërisë ksovare në përgjithësi.

Pos tjerash, këto televizione përveqse janë dorë e zgjatur e pushtuesve serb dhe oligarkisë kriminale në Kosovë, janë argat të djallit, janë shërbëtorë të agjenturave të ndryshme antishtetërore të Kosovës.

Duke e ditur koston e lartë të mbajtjes së një mediumi publik (televizioni), atëherë vetëvetiu lindin dyshimet edhe për burimet e tyre financiare. Nga u shndërruan drejtuesit e televizioneve të reja në Kosovë nga gazetarë ordinerë në BOSS-a të mediumeve televizive!?

Nga i morën gjithë ato para dhe kush qëndron prapa tyre!?

Janë këto pyetje hipotetike, me të cilat duhet të merret Prokuroria e shtetit, në mos sot, nesër gjithsesi. Ngase nuk ka dhe nuk mund të ketë pasurim të shpejtë të ligjshëm të njeriut në një shoqëri demokratike.

Televizioni i pavarur, nevojë imediate e kohës

Përfundimisht, ka ardhur koha për një televizion të pavarur dhe pandikuar nga politika, për të trajtuar në mënyrë reale zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe kulturore, pa anashkaluar as ato politike, për t’i shpallur luftë të hapur krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë për t’iu hequr përfundimisht maskat maskarenjëve politikë dhe vasalëve të tyre në Kosovë dhe Disaporë.

Kjo është e mundur të arrihet me bashkimin e gazetarëve të guximshëm që e thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa ngjyrime partiake, ideologjike apo fetare.

Më shumë se asnjëherë më parë kemi nevojë për largimin e “shundit e kiçit” dhe hiqit nga televizionet tona.

Prezantimi i vlerave, përhapja e së vërtetës dhe përçimi i kulturës civilizuese duhet të jetë objektiv i mediumit të ri televiziv, i udhëhequr nga një staf profesional, me etikë gazetareske dhe moral të pastër njerëzorë.

Mediumi i ri televiziv duhet të jetë regjistër i veprimeve tona, edukatorë dhe kujdestar i ndërgjegjës sonë, mbajtës i ngjarjeve tona,… të cilave ju drejtohemi për të gjetur forcë dhe kurajo, me shpresën që me ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë të jetë: i lirë dhe i pavarur.

Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qënje aktive politike, t’i shprehë lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetët shikues apo monitorues i gënjeshtrave, i krimit e vjedhjes, mbi të gjitha qytetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e heshtjes.

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të pushtetarëve, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, janë MEDIET e lira dhe të pavarura ato që duhet të thonë të vërtetën për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar e të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e këndej.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE