• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Prorektori Leka ka qëndruar në vizitë zyrtare në NYSA të Polonisë

Redaksia 2LONLINE 25 Maj, 2023 2 min
 Prorektori Leka ka qëndruar në vizitë zyrtare në NYSA të Polonisë

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në NYSA të Polonisë.

Gjatë kësaj vizite ai ka marrë pjesë në “Javën ndërkombëtare të stafit”, ku ka takuar  Rektorin e Universitetit të Shkencave Aplikative në NYSA dhe Prodekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Modernizuara, Prof. Malgorzata Kaminski, me të cilët ka biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit mes UKZ dhe NYSA-s, gjetjen e mundësisë së bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të një programi të përbashkët në Gjuhën Angleze si dhe aspekte tjera të bashkëpunimit, pjesëmarrje në projekte të përbashkëta dhe lëvizshmëri të stafit dhe të studentëve mes dy Universiteteve.

Prorektori Leka gjatë qëndrimit në NYSA të Polonisë, ka mbajtur edhe një ligjëratë me temën, “Kosova dhe sfidat e saj rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”,  para stafit dhe studentëve. Ligjërata ka zgjuar mjaftë interesim nga pjesëmarrësit, derisa është zhvilluar një debat i rëndësishmen rreth temës në fjalë.

Sipas Prorektorit të UKZ-së, ”Ligjërimi në universitete evropiane është një përvojë e jashtëzakonshme, ku përveç ligjërimit mundësia e promovimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” është shumë domethënëse, sepse vendos UKZ-në në hartën e universiteteve Polake rreth bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të mobiliteteve”. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan NYSA Polonisë Prorektori Leka rekomandojmë UKZ Universiteit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com