Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ka pritur në një takim zyrtar përfaqësuesen e University of Justice nga Polonia, Katarzyna Adamiak, udhëheqëse e institutit të menaxhimit dhe shkencave të cilësisë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të UKZ dhe University of Justice, si dhe për bashkëpunimin në fushën e ICM(International Credit Mobility) por edhe lidhjet e mundshme që Fakultetet brenda UKZ-së dhe University of Justice mund ti kenë në të ardhmen. /2lonline/