DYLON

Propozohet lokacioni për ndërtimin e bustit të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i Drejtorëve të komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është diskutuar për propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba, planin e integruar komunal 2016-2018, si dhe propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në zonën kadastrale në Gjylekar.

Në pikën e parë të rendit të ditës, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se është një nga rregulloret më të rëndësishme komunale e cila do të jetë e zbatueshme në periudhë një vjeçare. Edhe hartimi I kësaj rregullore është bërë në mënyrë më të mirë të mundshme, duke i’u nënshtruar edhe udhëzimeve administrative, tha ai.

EkoHigjiena

Ndërsa prezantimin e propozim rregullores e bëri drejtori për Financa dhe Zhvillim ekonomik Ibrahim Rama i cili më detalisht foli edhe për implementimin e saj. Ai ka precizuar se rregullorja duhet të aprovohet në seancën e radhës së Kuvendit në javët në vazhdim të Ri, me që rast të hyjë në vitin e ri fiskal dhe të filloj implementimi I saj.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për Planin e integruar komunal 2016-2018 që e prezantoi zyrtari komunal Nexhat Arapi, ndërkohë që ky plan ishte i paraparë të kalojë vetëm në këshillin e drejtorëve e jo më tutje. Kurse si pikë e tretë ishte propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në zonën kadastrale në Gjylekar, që e paraqiti drejtoresha për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi Fatbardha Emini.

Kjo pikë u procedua për në Komitetin për Politikë e Financa që të procedohet më pas për në seancën e radhës së Kuvendit Komunal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.