DYLON

Propozimi i Brukselit për veriun!

Avatar photo Redaksia

BE po synon ta zgjidhë çështjen e Veriut duke ua ofruar komunave veriore mundësinë e anëtarësimit në mekanizma evropianë, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe rajonale. Propozimi i Brukselit do t’u prezantohet palëve gjatë muajit janar, kur do të takohen Thaçi dhe Daçiq.

Burime të Express bëjnë të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Catherine Ashton, mund ta hedhë në tryezë një propozim me të cilin synohet të gjendet një zgjidhje për situatën në pjesën veriore.

EkoHigjiena

Merret vesh se Brukseli ka në propozim këtë çështje që është hartuar nga një diplomat evropian, që është i angazhuar direkt në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Sipas këtij propozimi, komunave veriore u ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë evropianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.